Studio Ligjore "SOKO & Co. Law Firm" ofron konsulencë dhe asistencë ligjore për çështjet penale në të gjitha fazat e procesit penal, duke përfshirë ndjekjen penale, hetime paraprake, ndalimin/arrestimin, marrjen në pyetje, njoftimin e akuzës dhe gjykimin e çështjes. Përfaqësimi dhe mbrojtja e të drejtave të klientit në organet hetimore, Prokurori, dhe Gjykatë janë thelbësore në shpërndarjen e drejtësisë.
Përfaqësim profesional në Gjykatat e Shkallës së Parë, Apelit, Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese.
- Gjatë proçesit penal dhe fazës së hetimeve paraprake
- Mbrojtje gjatë vendosjes së masave të sigurimit dhe ankim ndaj tyre.
- Përfaqësim për kundërvajtje penale dhe krime.
- Mbrojtje ligjore për të mitur dhe persona juridikë në rastet e kundërvajtjeve penale.
- Rastet e dhunës, vjedhjes, dhe shkeljeve të tjera penale të zakonshme.
- Mashtrimet tregtare dhe shkeljet e ligjit në kontekstin e biznesit dhe tregtisë.
- Shkeljet kundër pronës, duke përfshirë grabitjet dhe shkatërrimet.
- Kërkesa për kompensim në rast të burgimit të padrejtë.
- Asistencë në proceset e ekstradimit dhe transferimit të të dënuarve.
- Njohje dhe ekzekutim i vendimeve penale të huaja në Shqipëri.
- Ndjekja e çështjeve penale dhe kërkim i demit civil, moral, dhe të fitimit munguar në rast të aksidenteve rrugore dhe përdorimit të mjeteve motorike
- Përfaqësim dhe këshillim për çështjet penale që lidhen me personat juridikë
- Si mund të mbrohem në gjykatë nëse akuzohem për një vepër penale?
- Çfarë të drejta kam gjatë procesit të hetimeve paraprake?
- Cfare mund te bej nese jam ndaluar nga organet e rendit?
- Si mund te ankimohem kundër nje masë sigurimi qe m'u vendos gjatë ndjekjes penale?
- Si mund të mbrohen individët dhe pronat nga grabitjet dhe vjedhjet e përditshme?
- Si mund të ndihmohet viktima dhe si duhet trajtuar penalisht autorët e dhunës në familje?
- Si duhet të veproni në rastet e sulmeve fizike?
- Si mund të mbrohen bizneset dhe individët nga mashtrimet dhe hakerimet?
- Si duhet të veproni në rastet e mashtrimeve tregtare?
- Çfarë pasojash ligjore ka evazioni fiskal dhe aktiviteti i paligjshëm ekonomik?
- Çfarë pasojash kanë aktet e dhunës së rëndë dhe plagosja me pasoja fatale?
- Si mund të mbrohet pronarësia dhe pasuria nga grabitja dhe dëmtimi?
- Çfarë ndodh në rastet e përdorimit të paligjshëm të mjeteve të transportit?
- Cfare ndihmë mund të marr në rast të ekstradimit?
- Çfarë duhet të dini për proçeset penale për demet nga aksidentet rrugore dhe mjetet motorike?