Studio Ligjore "SOKO & Co Law Firm" ofron një shtrirje të gjerë të shërbimeve juridike në fushën e drejtës familjare, duke trajtuar sfidat dhe nevojat e klientëve në këtë fushë. Trajtimi i veçantë i çdo çështje kërkon përkushtim e profesionalitet në këtë fushë delikate që lidhet me mosmarrveshjet në familje.
- Ndihmë , Këshillim dhe Ndërmjetësim për Çështjet Juridike në Familje.
- Përfaqësim në Gjykatë për Çështje Familjare.
- Hartimi dhe Analiza e Dokumenteve Juridike në Lidhje me Pasurinë dhe Marrëdhëniet Familjare.
- Adoptimi dhe Mbrojtja e Fëmijëve
- Hartimi dhe Këshillim për Dokumente Juridike të Lidhura me Trashëgiminë.
- Si njihet ligjërisht një marrëdhënie jo-martesore? Si mbrohen të drejtat në një proces gjyqësor për marrëdhëniet jo-martesore?
- Cilat janë opsionet për planifikim financiar para martesës? Çfarë elementesh duhet të përfshihen në një marrëveshje para-martesore për pasurinë?
- Si zhvillohet procedura e divorcit dhe cfarë dokumentacioni nevojitet?
- Cilat janë kriteret për ndarje të pasurisë bashkëshortore? Si duhet të menaxhohen nga bashkëshortët pasuritë e fituara në martesë? Çfarë ndodh me pasurinë e përbashkët në rast të divorcit?
- Si mund të mbrohen të drejtat e fëmijëve në gjykatë?
- Si mund të anullohet një martesë?
- Si mund të mbrohen të drejtat e prindërve në rast dyshimesh mbi atësi? Cilat janë kriteret dhe procedurat për revokim të aktit të atësisë?
- A janë të ligjshme marrëveshjet para martesës dhe ato pas divorcit?
- Si vlerësohet pasuria dhe biznesi gjatë divorcit? Cilat janë opsionet për ndarjen e aksioneve të biznesit?
- Si përcaktohet shpërblimi në rast divorci me pasuri komplekse?
- Cilat janë detyrimet financiare pas divorcit? Si menaxhohen detyrimet e përbashkëta financiare?
- Çfarë kriteresh marrin parasysh gjykatat për caktimin e kujdestarisë së fëmijëve? Si vendoset kujdesi prindëror dhe vizitat?
- Cilat janë opsionet për angazhimin e përbashkët të prindërve?
- Kur dhe si mund të rishikohet një vendim i kujdestarisë së fëmijëve?
- Cilat janë detyrimet për mbeshtetjen ekonomike?
- Si llogaritet pensioni ushqimor dhe çfarë ndodh në rast të ndryshimeve financiare? Si mund të rishikohen pagesat në kohë?
- Cilat janë procedurat dhe kriteret për të adoptuar një fëmijë?
- Si mund të mbrohem nga dhuna familjare? Si vendoset ndalimi i kontaktit? Cilat janë opsionet për ndihmë në rast dhune?
- Cila është procedura e trashëgimisë dhe pse është e rëndësishme një testament? Si përgatitet një testament?
- Si bëhet regjistrimi i aktit të trashëgimisë?
- Cilat janë të drejtat e trashëgimtarëve ligjorë?
- Si mund të kontestohet një akt trashëgimie dhe në cilat raste është e mundur?
- Si ndahet pasuria e trashëgimisë në rast të ndarjes së pasurisë familjare?