"SOKO & Co. Law Firm" është themeluar nga Av. Alris Soko me një karrierë të pasur që shtrihet mbi 10 vite në fusha të ndryshme të drejtësisë. Specializimi i tij në fushën e koorporatave, shërbimit bankar, shërbimin përmbarimor, si dhe eksperienca e suksesshme në çështjet penale, administrative etj, ka bërë të mundur ofrimin e këshillës dhe asistencës më të mirë për klientët tanë.
SOKO & Co. Law Firm” është një studio ligjore me seli ne Durrës , e cila është e përkushtuar për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe inovative në fushën e së drejtës .
"SOKO & Co. Law Firm" është e specializuar në shërbime ligjore, me një fokus të veçantë në fushën e korporatave, shoqërive tregtare, shërbimit bankar , pasurive të paluajtëshme dhe çështjeve administrative .
Ne kemi përkushtim ndaj shërbimit serioz e profesional në përmirësimin e qëndrueshëm të klientëve tanë duke ruajtur sekretin profesional dhe konfidencialitetin e të dhënave .
Me një ekip të specializuar të avokatëve dhe profesionistëve të drejtësisë, ne ofrojmë zgjidhje të personalizuara dhe të përshtatshme për çdo nevojë juridike. Ne kuptojmë se çdo çështje juridike ka rëndësi të veçantë për klientin tonë, për këtë arsye, angazhohemi për të ofruar kujdesin dhe ndihmën më të mirë juridike për të. Ekipi ynë ndjek standarde etike të larta dhe është i përkushtuar për arritjen e rezultateve të favorshme në çdo rast.
Në Studio Ligjore "SOKO & Co," profesionalizmi dhe serioziteti janë në qendër të çdo shërbimi që ofrojmë. Ne vlerësojmë marrëdhënien e besimit me klientët tanë dhe punojmë me përkushtim për të arritur rezultate të shkëlqyera.